Raportet brenda LDK saktësisht mes Isa Mustafës dhe Vjosa Osmanit nuk janë të mira, duke ju referuar deklaratave të tyre ndaj njëri-tjetrit.
Këto raporte analisti politik Faton Mehmeti në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, brenda LDK-së po vërehet se ka një krijse, konkretisht mes kreut të LDK-së Isa Mustafës dhe nënkryetares së LDK-së Vjosa Osmanit.
“Tanimë shihet se ka krisje brenda LDK-së, konkretisht Vjosa Osmanit dhe Isa Mustafës. Osmani ndjehet e përdorur nga Mustafa për vota, pas të cilave edhe ia kthyen shpinën. Vjosa ndjen se ka mbështetje të madhe në popull, gjë të cilën po e përdor për t’i kërkuar ” mejdan” secilit brenda partisë, duke përshur edhe vet kreun e saj”, shprehet Mehmeti.
Sipas tij, kreu i LDK-së është ai që duhet të ulet me Vjosa Osmanin dhe të dëgjoj shqetësimet e saja, pasi Vjosa nuk është anëtare pa peshë.
“Pikërisht Isa Mustafa duhet të ulet në bisedime me Vjosën dhe të dëgjoj shqetësimet e saja, pasi Vjosa nuk është anëtare pa peshë, gjë të cilën LDK nuk duhet ta shpërfillë. Mbetet të shihet si do vazhdohet tutje, megjithatë besoj se e gjithë kjo krisje është në dëm të LDK, pasojat do të shihen në zgjedhjet, kurdo që mbahen”, përfundon Mehmeti.