Oriola Marashi, e dashura e futbollistit Eros Grezda, është një ndër modelet më të njohura shqiptare, e cila shpesh ndan me ndjekësit në rrjete sociale imazhe që pëlqehen e komentohen shumë.
Së fundmi, bukuroshja brune ka publikuar disa video në Instastory që kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Oriola shihet e veshur me një fustan të ngushtë, që i nxjerr në pah format trupore perfekte, teksa pozon nga makina.
Ajo vuri në plan të parë gjoksin bombastik, të cilin fustani i ngushtë ia theksonte edhe më shumë.
Modelja i kishte lënë flokët të lëshuar dhe me onde, teksa kishte bërë edhe make up profesional, por mbizotëronin nuancat e tokës.
Së fundmi, Oriola udhëtoi drejt Italisë për të realizuar një set fotografik për markën “Guess”.
Fotot e publikuara në Instagram-in e saj ishin realizuar nga Natalia Braulich, e cila njihet për mediat rozë në të gjithë botën. Vajzat publikuan edhe një foto të realizuar krah njëra-tjetrës.