Veriu.info mëson nga burime brenda spitalit të Mitrovicës, se nga gjuajtja me armë zjarri para 1 ore në tregun e Mitrovicës, ka vdekur një person.
Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se janë edhe dy persona të plagosur, në mesin e tyre edhe një kalimtar rasti.
Siç kemi raportuar edhe më parë, dyshohet se i përfshirë në gjuajtjen me armë është një zyrtar policor.