Një person është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur si pasojë e një incidenti me armë zjarri në Komunën e Mitrovicës.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se pjesë e këtij incidenti ka qenë edhe një pjesëtar i policisë së Kosovës i cili ishte jashtë detyrës.
Një person që ka parë pjesërisht ngjarjen thotë se konflikti erdhi për shkak të disa fidanëve.
Ngjarja ndodhi rreth orës 11:30 në Tregun e Gjelbër të Mitrovicës.
Isak Brahimi, i cili e kishte parë pjesërisht ngjarjen tha se konflikti ka ndodhur për shkak të disa fidanëve.
“Qysh më kanë tregu mua këtu disa dëshmitarë shkaqet ishin disa fidanë….Shitësit kanë qenë duke shit fidanë”, tha ai.
Prokuroria këtë ngjarje e ka cilësuar si konflikt të çastit duke thënë se njëri nga të plagosurit ka qenë kalimtar i rastit dhe tjetri një zyrtar policor.