spot_img

Grave u kërkohet të mos mbesin shtatzëna shkaku i varianteve të reja të virusit

spot_img

Të premten, autoritetet braziliane bënë thirrje që gratë t’i shtyjnë shtatzënitë derisa të kalojë më e keqja nga pandemia, duke thënë se varianti i ri që e ka kapluar vendin duket se i prek gratë shtatzëna më shumë sesa variantet e mëhershme.

Ky rekomandim erdhi në kohën kur Brazili është bërë një nga epiqendrat më të mëdha të përhapjes së koronavirusit, duke shënuar një ndër shifrat më të larta ditore të viktimave, bashkë me Indinë.

Spitalet po përballen me numër të madh të pacientëve dhe barnat që nevojiten për intubim po harxhohen. Brazili u është kthyer partnerëve ndërkombëtare për ndihmë me furnizime emergjente, shkruan Reuters.

“Nëse është e mundshme, shtyjeni shtatzëninë pak deri në një moment më të mirë”, tha zyrtari i Ministrisë së Shëndetësisë, raphael Parente, gjatë një konference për gazetarë.

Ai shtoi se ky rekomandim po u bëhet grave pjesërisht edhe për shkak të trysnisë me të cilën po përballet sistemi shëndetësor, por gjithashtu edhe për shkak të variantit më ngjitës brazilian të koronavirusit, të njohur si P.1.

“Përvoja klinike e specialistëve tregon se ky varint i ri vepron në mënyrë më agresive te gratë shtatzëna”, tha zyrtari brazilian.

NGJARJE TË TJERA

spot_img