Nesër do të varroset 27-vjeçari, Valmir Fazliu i cili u vra dje në Tregun e Gjelbër të Mitrovicës.Të afërmit e djalit të vetëm të familjes, Valmirit të ndjerë, kanë bërë të ditur se varrimi i tij do të bëhet nesër (e hënë) me drekë – ora 13:00 në varrezat e fshatit Dolak në Vushtrri.
Kjo ngjarje e rëndë kishte shokuar dje Mitrovicën, pasi që përveç vrasjes së Valmirit, të plagosur kishin mbetur edhe tre persona.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, caktimin e paraburgimit për të ndaluarin Sh.A., pasi që dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”.
Në seancën dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit, të mbajtur para gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, është aprovuar kërkesa e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit prej një (1) muaji.