spot_img

Ky fëmijë sot ka post të fuqishëm në Kosovë dhe është më i përgojuari…

spot_img

Kur është diçka për të keq ia drejtojnë shigjetat: Izeti! Kur është diçka për mirë, i marrin meritat e lavdet për vete në komunitetin e hendbollit, është fjala të klubet!

Në fotografinë bardhezi, është Izet Gjinovci, i ardhur në Prishtinë nga fshati Makërmal i Skenderajt.

Është i biri i Sali Gjinovcit, sekretar i përgjithshëm i Shtabit të Ballistëve të Shaban Polluzhës.

Izet Gjinovci, në rreshtin e tretë është i dyti majtas. Foto e vitit 1972, në klasën e gjashtë të shkollës fillore në Prishtinë

Shkollimin e kreu në Prishtinë.

Të moshuarit e lagjes së tij, te kacallarët, tregojnë se Izeti kur ka qenë fëmijë ishte paksa i lazdruar por shumë i lezetshëm dhe merakli i madh i sportit!

Dikur si hendbollist, pastaj si veprimtar i shquar në gjeneratën e sakrificës, në vitet e 90-ta, veproi kundër regjimit kriminal serb. Pasluftës kryetar i KH Prishtinës dhe nga viti 2002 sekretar i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës. Një nga njerëzit me të përgojuar në hendbollin e Kosovës.

Disa e quajnë komandant suprem të këtij sporti, disa të padijshëm e shkatërrues, disa gjeneral të papërsëritshëm, disa nuk duan as që ta shohin me sy, për faktin se e kanë neveri!

Mbi të gjitha, shumicën i ka pas vete dhe betohen në kokën e tij, por është një përqindje e vogël kundër tij.

Është një nga figurat më karizmatike të këtij sporti, edhe kur e shajnë, ai nuk merret me të tjerët por i shikon punët e veta, duke i dhënë të drejtën që secili ta thotë atë çka mendon. Ajo çka është edhe më interesant, ata çka e shajnë, kur e takojnë direkt në tavolinë apo e thërrasin në telefon, i thurin elozhe të pafundme, sa e duan më shumë se ai veten!

Gjinovci po jeton një jetë normale, pa brenga dhe më gëzime në vitin e fundit, se me Kombëtaren A të Kosovës (meshkujt), është afër që të kualifikohet në Kampionatin Evropian.

NGJARJE TË TJERA

spot_img