Parashikimi i motit në dy ditët e ardhshme në Kosovë.
Do të mbajë mot i vranët e me intervale diell ndërsa në vendet malore mund të ketë riga të dobëta shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-10 m/s.