Atletico Madrid është skuadra e radhës që ka njoftuar zyrtarisht largimin nga Superliga Evropiane.
Nëpërmjet një komunikate klubi njoftoi që pas mbledhjes së sotme është vendosur edhe zyrtarisht largimi nga kjo nismë e re, përcjell GazetaBlic.
Kjo është komunikata e plotë.
Bordi i Drejtuesve të Atlético de Madrid, u mblodh këtë të mërkurë në mëngjes, ka vendosur të komunikojë zyrtarisht me Superligën dhe pjesën tjetër të klubeve themeluese vendimin e tij për të mos zyrtarizuar përfundimisht aderimin në projekt.
Atlético de Madrid e mori vendimin të hënën e kaluar për t’u bashkuar me këtë projekt në përgjigje të rrethanave që nuk ekzistojnë më sot.
Për klubin, harmonia është thelbësore midis të gjitha grupeve që përbëjnë familjen rojiblanca, veçanërisht tifozëve tanë.
Skuadra e ekipit të parë dhe trajneri i tyre kanë treguar kënaqësinë e tyre me vendimin e klubit, duke kuptuar që meritat sportive duhet të mbizotërojnë mbi çdo kriter tjetër”