spot_img

Përplasje mes Lekajt dhe deputetit të VV-së

spot_img

Është duke vazhduar debati në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere ndërmjet deputetit të AAK-së, Pal Lekaj dhe atij të Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani.

Lekaj theksoi se përfaqësuesit e politikës s’duhet të kenë ndikime në përzgjedhjen e punëtorëve në RTK.

“Duhet me qenë të sinqertë. Por nuk kemi bërë asnjëherë presion që si me mësu dhe me bo presion menaxhmentit të RTK-së. Nëse është djali i Gani Thaçit, që nuk e njoh, nëse është ekspert i mirë, a me lon rrugëve”, ka thënë ai.

Ndërsa, deputeti Eman Rrahmani e ka akuzuar Lekajn se i njëjti kishte ndikim direkt për punësime në RTK.

“Deklarimet e deputetit Lekaj nuk janë asgjë më shumë se një banalizim jo i duhur këtu për shkak se nëse dikush ka ndikuar në këtë media (RTK) apo tjetra, jeni pikërisht ju. Që 20 vite. Këtë e dinë gjithë qytetarët”.

“Në gjithë politikën, mediat… në secilin pozicion që keni qenë. E dinë edhe kush jeni ju, si ministër, deputet. Deklarimet e tilla nuk mund t’ia shitni qytetarëve të Republikës, janë kot”.

Pas kësaj deklarate, i ashpër ka qenë deputeti Lekaj.

“Më vjen keq nga kolegu që më drejton me aso fjalë. Asnjë presje për punën time, si në luftë, paqe, sa pacientët i kam shëruar pa pare. Besojë krejt jetën ju s’keni me mujt me bo një humanitet të tillë”.

“Janë organet hetimore dhe nuk jeni ju që mundeni me më vlerësu. Duhet me të ardhë turp që më drejtohesh kështu”, është shprehur ai.

NGJARJE TË TJERA

spot_img