Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, inkurajoi të gjithë amerikanët që të vaksinohen për t’u mbrojtur nga COVID-19.
“Ta themi thjesht, nëse keni pritur radhën tuaj, mos prisni më. Tani është koha që të gjithë mbi 16 vjeç të vaksinohen,” tha Biden, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
Duke vërejtur se pjesa e gjerë e të rriturve amerikanë ende mbetet kryesisht e pavaksinuar, Biden përshkroi dy arsye pse të gjithë amerikanët kanë nevojë të vaksinohen: Për të shpëtuar jetë dhe për të mbrojtur komunitetet.
Vaksinat do të jenë në dispozicion në gati 40 mijë farmaci në të gjithë vendin, tha Biden.