spot_img

I zhdukur qe 17 ditë, familja s’ka asnjë informatë për Bedri Rexhepin që dyshohet se u rrëmbye

spot_img

Janë bërë 17 ditë prej kur askush nuk di për fatin e Bedri Rexhepit. 38-vjeçari po vazhdon të jetë në kërkim prej natës së 8 prillit, por ende askush nuk ka asnjë gjurmë nga ai.

Që nga mbrëmja e 8 prillit familja Rexhepi nuk ka asnjë lajm për Bedriun. Nga ajo natë, telefoni i tij qëndron i mbyllur dhe askush s’mund ta kontaktojë.

Vëllai i tij, Adnan Rexhepi, ka deklaruar për Express se familja ende nuk ka asnjë informatë rreth vendndodhjes së Bedriut.

“Jo valla kurgjo hala, asnjë informatë hiç”, ka thënë ai.

Adnani tha se ka kontaktuar edhe me policinë, por këta të fundit i kanë thënë se hetimet për gjetjen e Bedriut po vazhdojnë.

“Jo hiç kurgjo hala, dyqysh asnjë informatë, asnjë fjalë bilës. Po na thonë hetimet vazhdojnë, si zakonisht, diçka konkrete jo”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, një ditë pas zhdukjes së Bedri Rexhepit, vetura e tij u gjet e braktisur në Janjevë.

Dyshimet e Prokurorisë janë se ai është rrëmbyer, ndërkaq i dyshuar për rrëmbimin e Bedriut është Jeton Vllasaliu.

Vllasaliu është arrestuar dhe ndaj tij është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Ndërkaq Gjykata Themelore e Prishtinës në njoftimin për caktimin e masës së paraburgimit kundër Vllasaliut, ka deklaruar se ekziston dyshimi se ai është i implikuar në rrëmbimin e Bedri Rexhepit.

“I pandehuri J.V. është ndaluar ngase ekziston dyshimi i bazuar se është i implikuar në rrëmbimin e tani të dëmtuarit B.R., ashtu që me datë 08.04.2021, rreth orës 21:00, i dëmtuari B.R. është zhdukur në rrethana deri me tani të panjohura dhe deri me tani nuk dihet vend ndodhja dhe gjendja e tij shëndetësore, kurse me datë 09.04.2021 rreth orës 07:00, është gjetur vetura e të dëmtuarit e braktisur e tipit Xhip Grand Shirok, në arat e fshatit Janjevë të Lipjanit, po ashtu viktima nga data 08.04.2021 rreth orës 21:30, nuk ka qasje në telefonin e tij celular”, thuhet në njoftimin e Gjykatës./GazetaExpress/

NGJARJE TË TJERA

spot_img