Një ngjarje rëndë u shënua mesditën e sotme në sheshin “Skënderbej”. Një makinë çau barrierat dhe hyri me shpejtësi në shesh. Fatmirësisht nuk pati të lënduar, ndërsa shoferi i automjetit Arben Mema, 32 vjeç u neutralizua nga policia. Policia në vendngjarje tha për mediet se, agresori ka qenë i dehur dhe i droguar, pasi në automjet iu gjetën edhe disa doza kanabis, ndërsa se para se të futej në shesh, ka përplasur edhe disa automjete të tjera.
Ndërkohë heroi i kësaj ngjarjeje, Klodiani nga Tirana, është djali që bëri të mundur qëllimin dhe ndalimin e të riut që ndodhej brenda makinës. Në një intervistë për mediet ai tha se i riu me makinë pasi hyri në shesh tentoi të shtypte njerëzit. Ai tha se në atë momente nuk mendoi për veten e tij, por dëshironte vetëm të mbronte jetën e qytetarëve.
“Hyri me shpejtësi, po vinte drejt njerëzve. Iu fik makina dhe u nis drejt turmës, ndërhymë menjëherë. Kishte shumë qytetar përreth ndaj dhe unë ndërhyra. Nuk munda të kem kontakt me të, pasi ishte diçka e shkurtër. Unë hyra i pari dhe u futa nga xhami me këmbë, u ndal personi. Ai u shokua kur e qëllova me dy këmbë. Nuk e njoh fare kush është. Nuk pata frikë, kishte frikë që askush të mos dëmtohej, nuk e mendova fare veten time. Klodian nga Tirana. Unë po bëja një shëtitje me dajën tim.”, tha Klodiani./K.C/ dritare.net