Një ngarje e pazakontë është regjistruar në Kolumbi, ku një mësues fizike i një shkolle katolike përvec mësimit online i ka falur studentëve dhe një skenë hot me gruan e tij. Mësuesi i fizikës pas mësimit ka vendosur fytyrën e tij në dekoltenë e bashkëshortes dhe e ka puthur atë, i pavetëdijshëm se kamera e kompjuterit të tij ishte e hapur.
Ruben Dario Parras puthi gjoksin e bashkëshortes së tij gjatë orës mësimore, ndërsa pamjet u incizuan nga një nxënëse që ishte në Zoom, e cila më pas i shpërndau pamjet në rrjetet sociale. Parras ka kërkuar falje për ngjarjen në fjalë, ndërsa drejtori i shkollës ka nisur hetimet. Incidentet me aplikacionin Zoom janë bërë mjaft të shpeshta gjatë pandemisë, pasi njerëzit aksidentalisht po shfaqin më shumë sesa kanë për qëllim.