Analisti dhe gazetari Ridvan Berisha ka shkaktuar reagime me një deklaratë që bëri ditë më parë, në të cilën tha se Kosova ka nevojë për gjak.
Berisha është i mendimit se Lëvizja Vetëvendosje ka ardhë në pushtet me ftesën për gjak, dhe thotë se pa e kaluar këtë fazë, Kosova nuk mund të ketë normalitet.
“Ky vend ka nevoje për gjak, përfundimisht, LVV ka ardhë në pushtet me ftesën për gjak, pa e kalu këtë fazë nuk mund të kemi normalitet, Gërrnaqat që jetojnë luksin perëndimorë duhet ta dijnë këtë, por mos vajtoni pastaj”, kishte shkruar Berisha.
Kjo deklaratë e tij mori reagime të shumta. Lajmi për Berishën ka pas një numër të madh të komenteve nga qytetarët, duke i thënë një numër të madh kritikash.
“Një pasaportë të veçantë për këtë faqezi, o i mjerë je krejt urrejtje, ky po bën thirrje për luftë civile, turp e tmerr kur e shohim kush ka punuar në RTK”, shkruajnë qytetarët në Facebook për gazetarin Ridvan Berisha.
Në vazhdim ju sjellim komentet e nxjerra nga lajmi: