Një nuse me zemër të thyer njoftoi fundin e fejesës së saj në TikTok vetëm disa ditë para dasmës.
Ajo anulloi ceremoninë ku priste 101 të ftuar pasi zbuloi se burri i saj i ardhshëm po përdorte aplikacione takimesh pas shpinës së saj.
Në videon e bërë virale në rrjetet sociale ajo shpjegoi se familja e saj e gjykoi për vendimin që mori duke i dhënë fund marrëdhënies së tyre, por ajo shpjegon se kjo sjellje e tij nuk duhet të kishte ndodhur.
“Në të vërtetë unë kisha disa anëtarë të familjes që të më gjykonin, majtas dhe djathtas, sepse nuk mund ta tregoja saktësisht të gjithë historinë si ndodhi. Do ishte një martesë e madhe, nuk ishte vetëm një ceremoni e vogël, unë kisha 101 veta të ftuar nga e gjithë SHBA.
Ajo tregoi edhe si e zbuloi sekretin e të fejuarit.
“Fillova të shihja disa flamuj të kuq, kështu që fillova të kërkoj. Unë futem në kompjuterin tim dhe shoh se ka gjëra në koshin e riciklimit, kështu që natyrisht klikova mbi të. Ajo gjeti foto që ishin përdorur për aplikacionet e takimeve dhe njohu çarçafët në sfond.
Komentet në këtë video kanë qenë të shumta dhe shumica e njerëzve e mbështetin për mënyrën se si veproi sepse nuk ia vlente të shpenzonte vitet e saj të jetës me një njeri që nuk ka respekt për të.