Akili u bë baba i një djali.
Familja e Akil Gjakovës është shtuar, xhudisti dhe partnerja e tij, mirëpritën fëmijën e tyre të parë, shkruan lajmi.net.
Bashkëshortja e Akilit, Suela, solli në jetë një djalë, të cilin çifti vendosën ta pagëzojnë me emrin Mal.
Lajmin e gëzueshëm e dha vet Akili përmes një postimi në Instagram, ku edhe publikoi fotografinë e parë të djalit të sapolindur.
“Djali im, Mali”, ka shkruar ai sipër fotografisë, teksa mirëpriti komentet e shumta nga familjarë, miq e kolegë.
Akili dhe Suela kurorëzuan dashurinë me martesë në gusht të vitit të kaluar, ndërsa xhudisti numëroi edhe disa suksese në karrierë gjatë kësaj periudhe.