Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka qenë objekt sulmi ditëve të fundit, për shkak të një deklarate që kishte dhënë shumë kohë më parë, shkruan gazeta “Bota sot”.
E në mbështetje të ministres Gërvalla, ka dal edhe organizata “Shqiptarët e Bashkuar në Detroit të Michigan-it, SHBA”.
Përmes një letre të dërguar në adresën e redaksisë së gazetës “Bota sot”, kjo organizatë mbështet kryediplomaten e Kosovës, ndërsa i dënojnë ashpër të gjitha kërcënimet, ofendimet drejtuar të parës së diplomacisë së Kosovës.
“Në mënyrën më të ashpër dhe me indinjatë të thellë dënojmë të gjitha kërcënimet, ofendimet dhe insinuatat e poshtërimet që iu bën ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla nga ana e deputetëve të papërgjegjshëm dhe pa kurrfarë etike të Hashim Thaçit, në seancën e djeshme të Parlamentit të Kosovës (6 maj 2021)”, thuhet mes tjerash në këtë komunikatë.
Ndërsa, i quajnë çmenduri, deklaratat e Abelard Tahirit të PDK-së, të cilit i drejtohen si deputeti i Hashimit, i cili në seancën e fundit të Kuvendit hedhi akuza të rënda në drejtim të Gërvallës.
“Në mbështetjen e vlerës kombëtare patriotike të Donika Gërvallës, kryediplomate e Kosovës:
Në mënyrën më të ashpër dhe me indinjatë të thellë dënojmë të gjitha kërcënimet, ofendimet dhe insinuatat e poshtërimet që iu bën ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla nga ana e deputetëve të papërgjegjshëm dhe pa kurrfarë etike të Hashim Thaçit, në seancën e djeshme të Parlamentit të Kosovës (6 maj 2021).
Duke u bazuar në Statutin dhe në Programin e Organizatës Shqiptarët e Bashkuar për mbrojtjen dhe për ruajtjen e vlerave kombëtare patriotike shqiptare kudo në botë, mbështesim fuqimisht ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla-vajzën e patriotit, atdhetarit dhe heroit të Kosovës, Jusuf Gërvalla, i cili së bashku me vëllain e tij, Bardhoshin dhe me bashkidealsitin e bashkëpatriotin e shquar Kadri Zeka u vranë nga larot dhe nga UDBA serbojugosllave në Gjermani, më 17 janar 1982.
Së fundi, pas 20 vitesh në liri e në paqe, është fat i bardhë për ne, që në ballë të Republikës së Kosovës, për herë të pare erdhën vlerat e njëmendta politike, kombëtare, atdhetare e patriotike, të pastra si loti, pa asnjë hipotekë kriminale, vrastare, korrupsioniste, tradhtare, nepotiste, sektariste dhe oligarkiste, që e duan lirinë, drejtësinë, barazinë, solidarësinë, demokracinë dhe paqen. Këto vlera janë : Vjosa Osmani (presidente), Albin Kurti (kryeministër), Donika Gërvalla (ministre e Jashtme) dhe Glauk Konjufca (kryetar i Parlamentit). Këto vlera të dëshmuara, i zgjodhi populli me votën e tij të lirë e demokratike me REFERENDUM në zgjedhjet parlamentare të Kosovës, më 14 shkurt 2021.
Prandaj, askush nuk ka asnjë të drejtë, që t’i sulmojë dhe t’i ofendojë këto vlera politike, diplomatike e gjithëkombëtare, me qëllim që t’i mbrojnë liderët e tyre, të dyshuar për kryerjen e krimeve qoftë gjatë luftës ose pas luftës në Kosovë, të cilët sot gjenden në burgun hetues të Gjykatës Speciale për Kosovën në Hagë të Holandës. Të gjithë ata që po gjykohen në atë gjykatë janë të dyshuar se kanë kryer krime. Dhe, ashtu do të konsiderohen derisa Gjykata Speciale ta thotë fjalën e fundit të verdikit gjyqësor, janë apo nuk janë fajtorë për krimet e dyshuara.
Prandaj, të gjithë qytetarët e Kosovës, e sidomos deputetët e kësaj legjislature të Parlamentit të Kosovës, duhet të jenë të vetëdijshëm, se ata të burgosur në Gjykatën Speciale në Hagë, që po trajtohen si të dyshuar për krime, nuk mund të mbrohen as nga Parlamenti, as nga Qeveria e as nga Presidentja e Kosovës, sepse ata janë objekt i asaj Gjykate, dhe, derisa ajo të mbarojë punë me ta, askush nuk mund t’i mbrojë ata ligjërisht, as në emër të UÇK-së, as në emrin e lirisë së Kosovës, sepse ajo Gjykatë nuk po e gjykon as UÇK-në, as lirinë e Kosovës, por vetëm disa të dyshuar, të cilët, askush nuk ka të drejtë t’i quajë “kriminelë” apo të “pafajshëm” derisa Gjykata Speciale të miratojë ndonjë vendim të formës së prerë.
Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla nuk është fajtore për Gjykatën Speciale, por Hashim Thaçi me vasalët e nënshtruar të tij në Kuvend dhe në Qeveri (2015) !
Ju deputetë në Parlament, në paçi një 1 gram sedër, etikë, humanizëm, drejtësi, merruni me Hashim Thaçin dhe marionetat e tij në parlament dhe jashtë parlamenti, sepse ky është përgjgjësi dhe fajtori kryesor që ka formuar Gjykatën Speciale, duke parë ëndrra, se vetëm ky do t’i shpëtonte asaj, ashtu sikurse Tribunalit të Hagës (1993), të cilit i shpëtoi, sepse ia dorëzoi komandantët-heronjtë e UÇK-së: Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj.
Tash, nuk është e moralshme, as e ndershme, as e ligjshme,as humane e aspak shqiptare, që në vend të “kalit, t’i bihet samarit”.
Jo, jo nuk shkon më ashtu, në vend të Hashimit, të sulmohet, të denigrohet, të fajësohet, të përbuzet dhe të poshtërohet kryediplomatja Donika Gërvalla, vetëm pse është bija e patriotit Jusuf Gërvalla, dhe, vetëm pse botënisht me të drejtë po kërkon dënimin e krimeve politike, pavarësoisht se kush i ka kryer dhe, kur janë kryer ato, para, gjatë ose pas luftës.
Donika Gërvalla ka të drejtë dhe për detyrë, që të gjurmojë, të hetojë dhe të dëshmojë, se kush ishin ata spiunë, tradhtarë dhe vrasës të atit të saj, Jusuf Gërvalla, si dhe të gjithë të tjerët, që janë vrarë pas shpine për interesa politike dhe karrioeriste për pushtet dhe për pasuri.
Fundja, kjo është detyrë e çdo ministri dhe e çdo deputeti të ngrejë zërin, duke kërkuar hetimin dhe dënimin e krimeve të tilla politike, pa marrë parasysh se kush i ka organizuar dhe kush i kryer ato qoftë gjatë luftës, qoftë pas luftës në Kosovë.
Deputetët në Parlamentin e Kosovës, të kërkojnë dënimin dhe shkarkimin e të gjithë atyre që kanë votuar Gjykatën Speciale (2015) !
Sepse të gjithë ata me Hashim Thaçin në krye kanë pranuar, që UÇK-ja të jetë objekt i Gjykatës Speciale, gjoja për “krimet e luftës”, siç i ka paditur Serbia e Aleksandar Vuçiqit, JO DONIKA GËRVALLA, ministrja e Jashtme e Kosovës !
Prandaj, Ministrja Donika Gërvalla nuk mund të shkarkohet, pse po kërkojnë “argatët” dhe “borxhlinjtë” e Hashim Thaçit, të cilët më 14 shkurt të këtij viti, i BRAKTISI vota JO e popullit në zgjedhjet e parakoshme parlamentare.
Është amoralitet dhe çmenduri e atij farë deputeti të Hashimit, që Donika Gërvallën, e ofendoi dhe e akuzuoi, duke e shpifur dhe shantazhuar me këto fjalë: “Ti je përfaqësuese e Serbisë në Kosovë. Ti nuk më përfaqëson mua. Ti je turpi më i madh. Sot nëse do të kishim një kryeministër të përgjegjshëm, sot do të duhej të ju shkarkonte. As edhe një minutë t’i nuk mund të jesh ministre e punëve të jashtme” !?
Pse ky cilësim idiotik mendjeshkurtër antishqiptar ndaj ministres së Jashtme Donika Gërvalla?!
Kur kjo asnjëherë nuk ka qenë kundër UÇK-së, por vetëm kundër krimeve të atyre që i kanë bërë në emër të UÇK-së vetëm për pushtet dhe për t’u pasuruar në emër të UÇK-së.
Mirëpo, Abelard Tahiri, i tërbuar për shefin e tij (Hashimin), që vullneraisht ka shkuar në burgun e Hagës, vazhdon me tiradat fyerëse dhe denigruese të Donika Gërvallës, duke gënjyer dhe mashtruar opinionin e gjerë se kinse kjo “ ka fyer luftën e UÇK-së, kauzën tonë për liri dhe pavarësi. Ai I fyeu sot të gjitha gratë e dhunuara, sakrificën më të madhe të kombit shqiptar. Ne si PDK nuk mund të lejojmë që ministrja të flet me narracionin e ndërtuar në Beograd. Fjalimi i saj ishte i njëjtë me pasardhësin e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviçit pra Ivica Daçiqit”.
Kjo është gënjeshtër dhe shpifje politike dhe propagandistike, tamam sikurse ato të Serbisë së kryeriminelit Slobodan Miloshevq dhe të bandave të tij paramilitare e policore vrastare kundër luftës çlirimtare të UÇK-së në Kosovë.
Këtë krahasim të Donikës shqiptare ( bijës së HEROIT dhe atdhetarit shqiptar Jufus Gërvalla) me “narracionin e bandave kriminale serbe”, që dogjën dhe shkretuan Kosovën (1989-1999), është katandi dhe antishqiptarizëm sui generis. Çdo koment tjetër është i tepërt. Por, atijfarë deputeti shpifës të PDK-së së Hashim Thaçit, ia bëjmë vetëm këtë pyetje: – Po sikur të ishte ministre e Jashtme serbomadhja Rada Trajkoviq, a do kishe pasur guximin ta ofendoje e poshtëroje sikurse ia bëre një MOTRE SHQIPTARE PATRITOTE, Donika Gërvalla?
Kurrë, as me pordh nuk kishe guxuar… – E lehtë është ta ofendosh motrën tënde, vetëm pse ajo me plot të drejtë kërkon se kush ia ka vrarë babain e saj, si dhe patritotët e tjerë shqiptarë.
S’ka më “kopsht zoologjik” të Hashim Thaçit as në Parlament, as në Qeveri e as në Presidencë
Jo, nuk ka më anarki, tradhti, shitje të interest të përgjithshëm të Kosovës, as të UÇK-së, sepse tani në krye të shtetit dhe të popullit ka ardhur “garda” më e mirë, më e pastër, më e ditur, më largpamëse dhe më e guximshme (Vjosa, Albini, Glauku dhe Donika), që me ligj, me guxim dhe me vendësmëri, do ta luftojnë krimin e organizuar dhe individual, korrupsionin, nepotizmin, krahinarizmin, fedualizmin dhe despotizmin e feudave, të klaneve dhe të partive të Hashim Thaçit dhe të marionetave të tij, që dyshohet se kanë abuzuar me pozitat e tyre në pushtet, në dëm të interesit të popullit dhe të shtetit. Kjo, do të thotë se, nuk do të përsëritën “ligjet e kopshtit zoologjik” të ngjitur me “listen serbe” për të shtypur dhe shfrytëzuar popullin, në emër të popullit, të demokracisë dhe të atdhetarizmit të rremë.
Kush e ndryshoi Kushtetutën për Specialen?
Hashimi me marionetat e tij në pushtet, Jo Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla!
Andaj ju deputetë të pa mend, të pa edukatë, e të pa ditur primitive, mos shani, mos shpifni dhe mos njollosni ministren Donika Gërvalla, por gjykojeni “bosin” e juaj, që po “dergjet” në burgun e Hagës, sepse ai me “konstitucionalistët” e tij analfabetë, e ndryshoi Kushtetutën e Republikës së Kosovës për të themeluar Gjykatën Speciale për krimet e luftës në Kosovë. Tash, deputetë të paturpshëm kërkoni llogari prej Hashim Thaçit (ai ua futi Specialen), jo Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla !
Prandaj, deputetët ofendues , kërcënues dhe degradues të PDK-së mos i ndërroni tezat si Serbia, në adresën e gabuar të Donika Gërvallës, e cila ia vrau baben dhe axhën, duke harruar të vërtetën se Hashim Thaçi dhjetë vjet pati bërë koalicion me “Listën serbe”, vetëm të mos e humbaste kolltukun si kryeministër. Çka do të thotë kjo, luftë e hapur kundër UÇK-së dhe shtetit të pavarur të Kosovës. –Të hysh në koalicion me ata që të kanë vrarë, të kanë djegur, të kanë masakruar dhe dhunuar mbi “22000 gra e vajza”, paska qenë “heroizëm” dhe “shqiptarizëm” e në “anën” e UÇK-së, vetëm me e ruajt prapanicën në pushtet si Kimil Sungu, Idi Amini, Fidel Kastro, Robert Mugabe, Pol Poti, Pinoçeti…e shumë të tjerë.
Në fund, po përsërisim se, deputetët e Parlamentit të Kosovës (nëse ka deputetë të mirëfilltë) në vend se të kërkojnë shkarkimin e Ministres Donika Gërvalla, duhet t’i kërkojnë falje për të gjitha fyerjet dhe poshtërimet që ia bënë në séancën e Parlamentit të Kosovës, më 6 maj 2021, sepse ajo kurrënjëherë (në asnjë formë) nuk e ka nënçmuar dhe luftuar UÇK-në, por vazhdimisht i ka mbrojtur vlerat e saj, që ndërlidhen ngusht me idealin dhe me vlerat e BABAIT të saj, Jusuf Gërvalla, i cili me idetë, me rrugën dhe me veprën e tij ilegale militantiste patritoike shqiptare ia hapi shtigjet dhe rrugën e UÇK-së në luftën e ndritshme për lirinë e Kosovës.
Ndaj, ju “deputet trima” e “proeuropianë-demorkatë” me flamuj të primitivizmit feudal afrikan, mos e mbroni krimin, padrejtësinë dhe të pavërtetën, por bëni të kundërtën dilni në anën e Minsitres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla :-Dënoni krimin, korrupsionin, shfrytëzimin, padrejtësinë, varfërinë, papunësinë dhe ekzodin sistematik, që të gjitha këto të liga Kosovën e kanë shndërruar në një Katangë dhe Biafër të dikurshme të vieteve ’50-’60, me princa të pasur milionerë dhe me shumë njerëz të varfër, të uritur dhe të vdekur nga uria.
Mos harroni deputet, se për vetëvrasjen e më se “48 veteranëve” të UÇK-së nga skamja dhe nga uria në Kosovë, mos kërkoni llogari nga ministrja e Jashtme Donika Gërvalla, por nga “bosi” i juaj nga “bosët” e tjerë të Kosovës, që kanë qenë ne krye të shtetit të Kosovës (2000-2021).
Pra, deputetë të paturpshëm, që ofenduat dhe shpifët Donika Gërvallën, pa asnjë arsye, madje, duke kërkuar edhe shkarkimin e saj, pa bërë asgjë të keqe për UÇK-në dhe për Kosovën, mjerisht se keni ndërruar tezat si Serbia, sepse KRYETEMË, që do të duhej ta shtronit dhe të debatonit në séancën e Parlamentit të 6 majit 2021: “ PSE QE 2O VJET NË PAQE PO VETEVRITEN PJESËTARËT E UÇK-së?”, jo të llomosinit kot broçkulla dhe rrena të fabrkuara nga politika propaganduese proserbe kundër Donika Gërvallës.
Merruni me këto tema, që po e vrasin popullin dhe Kosovën. –A ka më turp e më krim sesa dikush me uniformë të UÇK-së, të jetë bërë milioner në kurrizin e vlerave të luftës së UÇK-së (2000-2021), e tash , nga burgu i Hagës, të kërkojnë miliona evro për mbrojtjen e tyre? –S’ka më miliona, i keni hanger dhe i keni futur në banka të ndryshme për t’i siguruar familjet e juaja, duke vjedhur dhe plaçkitur djersën dhe gjakun e popullit.
A ka më turp e më tragjike sesa në paqe, ndonjë qytetar të bëjë vetëvrasje për bukë dhe për gjendjen e vështirë material, sociale dhe ekonomike, siç deri tani kanë bërë vetëvrasje “ 48 ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, 2000-2021 “ ?!
Kush është fajtor për këtë gjendje të zezë e tragjike, që ka mbështjellur familjet e ish-luftëtarëve të UÇK-së, dihet me “fener”, se fajtori kryesor është Hashim “bosi” me të gjithë “bosat” e tjerë sikurse ai, JO Donika Gërvalla (kryediplomatja aktuale e Kosovës). –Ata kërkoni t’i shkarkoni , Jo Donikën e Jusuf Gërvallës.
Sa më lart, ata deputetë, që shpifin, shajnë, kërcënojnë oponentët e tyre në Parlamentin e Kosovës, vendin e kanë në ndonjë kopsht zoologjik të Afrikës apo të Azisë, jo në Kosovë.
Organizata “Shqiptarët e Bashkuar në Detroit të Michigan-it, SHBA”, më 7 maj 2021”, thuhet në këtë komunikatë. /Bota sot/