Një vajzë 16-vjeçare me inicialet E.I, dyshohet se është rrëmbyer nga ish i dashuri i saj 21 vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur pasditën e së shtunës në rrugën “Norbert Jokl” në Prishtinë.
Burimet e Reporterit bëjnë të ditur se dyshohet se e mitura është marrë me dhunë nga ish i dashuri i saj, A.V, në lokalin ku ajo punonte.
Një dëshmitare e rastit, ka thënë se ata janë larguar nga aty me një veturë të tipit Mercedes.
Lidhur me rastin po merren njësia e hetimeve.