Raketa e madhe kineze, që është jashtë kontrollit dhe është vendosur të rikthehet në atmosferën e Tokës këtë fundjavë, ka sjellë një situatë alarmante, por jo të pazakontë.
Ka një numër rastesh kur mbeturinat hapësinore janë rrëzuar në Tokë, përfshirë vitin e kaluar, kur nga një raketë tjetër ranë mbeturinat mbi fshatrat e Bregut të Fildishtë, duke shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht jo dëme njerëzore.
Lajmi i mirë është se mbeturinat në përgjithësi paraqesin shumë pak kërcënim për sigurinë e njerëzve.
Mbetjet e raketës kineze janë drejt rënies së lirë në Tokë. Pjesa më e madhe e saj është shpërbërë, por segmenti kryesor 18 tonësh ka hyrë në Tokë.
Parashikimi i disa orëve më parë sugjeronte se do të bjerë në Itali. Por parashikimi i fundit, i publikuar nga CNN sqaron se Ushtria Amerikane thotë se mund të bien mbi Turkmenistanin e Azizë Qëndrore, New Yorkun e Jugut, Afrikë, Australi, Portugali, Greqi, Itali dhe Spanjë këtë fundjavë.
A duhet që njerëzit të marrin masa paraprake?
Nuk ka nevojë, tha Jonathan McDowell, një astrofizikan në Qendrën e Astrofizikës në Universitetin e Harvardit.
“Rreziku që do të ketë ndonjë dëm ose që mund të godasë dikë është shumë i vogël – jo i papërfillshëm, mund të ndodhë – por mundësia është tepër e vogël. Dhe kështu që unë nuk do të humbja asnjë sekondë të gjumit për këtë”, tha ai.
“Ka gjëra shumë më të mëdha për t’u shqetësuar”.