Sikurse edhe paralajmëroi, Izraeli ka nisur ofensivën dhe ka thyer kufirin tokësor në Rripin e Gazës duke sulmuar me trupa ushtarake dhe bombarduar nga ajri. Lajmi u konfirmua nga shtabi i Përgjithshëm i Izraelit.
Zëdhënësi ushtarak Nënkolonel Jonathan Conricus e konfirmoi diçka të tillë duke u shprehur se “ka trupa tokësore që sulmojnë në Gaza, së bashku me forcat ajrore gjithashtu”. Nuk është ende e qartë nëse ofensiva ishte për të shkatërruar vendet e raketave ose udhëheqësit e Hamasit ose pjesë e një fushate të zgjeruar për të pushtuar Gazan.
Më herët Izraeli thirri 9,000 rezervistë për të forcuar ushtrinë e tij, ndërsa vendosi trupat në kufi në përgatitje të sulmit tokësor.