Kosova është një nga vendet më të varfëra në Evropë, pasi një e treta e popullsisë është e papunë. Por, në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, rreth profesioneve më të paguara, shihet se të merresh me energji është më fitimprurëse sesa të merresh me hoteleri dhe gastronomi.
Sipas ASK-së, paga mesatare bruto për ata që merren me energji është mbi 900 euro, derisa pë rata që merren me hoteleri dhe gastronomi mbi 250 euro.
Ndryshe, në Kosovë, paga minimale për të punësuarit deri në moshën 35-vjeçare është 130 euro, ndërsa për ata mbi moshën 35-vjeçare është 170 euro.