Një makinë e bombarduar në Rripin e Gazës ka nxitur dyshimet se Izraeli ka zhvilluar versionin e tij të raketave “ninxha” me gjashtë tehe. Një makinë tip “Citroen Xsara”, u hodh në erë nga forcat ajrore izraelite ditën e djeshme në perëndim të qytetit të Gazës.
Ushtria izraelite nxori një video të sulmit ajror në të cilën shihet sesi shpërthejnë dritaret dhe dyert e makinës, por pjesa tjetër e saj mbeti e paprekur dhe vijoi të ecte dhe për disa metra, deri sa ngeci në një rrethrrotullim aty pranë.
Dëmet e shkaktuara te makina, edhe pse jo identike, janë të ngjashme me dëmin e shkaktuar nga R9X raketa “ninxha” që përdorin një kombinim të forcës së plotë dhe gjashtë teheve të gjata për të copëtuar objektivat dhe janë përdorur më herët nga SHBA në Libi, Siri dhe Irak.
Kjo ka ngritur pikëpyetje nëse ushtria izraelite, me lidhjet e saj të forta me SHBA ka qenë në gjendje të zhvillojë versionin e saj të raketës. Goditjet e raketave “Ninja” te automjetet janë të dallueshme, sepse makina zakonisht mbetet e paprekur, por pëson vetëm një vrimë të vogël ose disa të tilla. Dëmet janë në formë ylli për shkak se raketa përdor gjashtë tehe. Koka e saj përbëhet nga inerte dhe është shpërthyese.