Detaje të reja janë zbardhur nga përdhunimi i ndodhur sëfundmi në Lezhë, ku 5 persona, kanë kryer marrëdhënie me dhunë me një 15-vjeçare.
Mësohet se fillimisht vajza është përdhunuar nga 17-vjeçari me inicialet A.GJ dhe pas kësaj ajo është shantazhuar. Shokët e 17-vjeçarit i kanë thën vajzës se e kanë filmuar, prandaj “do bënte mirë” që ajo të kryente marrëdhënie edhe me ta. Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë, por vetëm dje e mitura ka vendosur që të denoncojë pesë personat, më i madhi prej tyre 44 vjeç. Për ngjarjen e rëndë, policia ka vënë në pranga pesë persona. Ata janë Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nike Lleshi dhe një 17-vjeçar.