Modelja shqiptare njihet për paraqitjet e saj joshëse/
Dhe, Angela Martini ka treguar figurën e saj të përsosur duke pozuar në të brendshme.
Bukuroshja brune ka zgjedhur të pozojë brenda një ambienti komod me të brendshmet me ngjyrë të kuqe e cila ndër të tjera ka venë në pah këmbët e saj.
“Mashallah”, ka shkruar në mbishkrimin e postimit derisa mori komente të shumta dhe pëlqime nga miqtë e saj por edhe ndjekësit që nuk janë të pakët.
Tutje, Angela Martini ka kombinuar dukjen me makijazh dhe flokët e rregulluara bukur me kaçurrele.
Po ashtu, bashkëshortja e biznismenit rumun Dragos Savulescu u perfeksionua me bizhuteri të thjeshta, vathë dhe unaza.