Programit i erdhi edhe fundi.
Autorja e emisionit, Olsa Muhameti ka treguar se po xhirohen edhe episodet e fundit të emisionit.
Përmes rubrikës ‘Ask me a question’ në Instagram ajo është pyetur nga ndjekësit dhe tha se ‘Përputhen’ përfundon në fund të qershorit.
“Nuk do ketë më ‘Përputhen’? Pse java e fundit?”, ka qenë pyetja e ndjekësit derisa ajo është përgjigjur: “Jo nuk është java e fundit, ‘Përputhen’ përfundon në fund të qershorit! Ama javën që vjen konkludohen ngjarjet e personazheve, që kanë mbetur në program”, tha ajo.
Ndryshe, ‘Përputhen’ transmetohet qysh se nga muaji tetor vitin e kaluar.