Usta i bëri një dhuratë Gentës.
Genta Ismajli po vazhdon ta shijojë lidhjen e dashurisë me biznesmenin turk Huseyin Usta, shkruan lajmi.net.
Dyshja kohë pas kohe me anë të rrjeteve sociale tregojnë se cilat vende po i vizitojnë, ndërsa nuk i kursejnë dhuratat për njëri-tjetrin.
Së fundi, ishte Usta ai i cili e befasoi Gentën me një buqetë me trëndafila, ndërsa e tregoi atë me anë të një postimi në Instagtam.
Me disa foto të tjera, dyshja treguan se janë në aeroportin e Stambollit, por nuk dihet nëse ai është destinacioni i radhës i tyre, apo kanë tjetër ndalesë.