Mbrëmjen e sotme u regjistrua një atentat me kallashnikov në fshatin Bardhaj të Shkodrës, si pasojë e të cilit humbi jetën Emiljano Ndou 25 vjeç.
I riu u ekzekutua nga Mark Kodra 47 vjeç, për të cilin raportohet se sapo u arrestua ngapolicia. Uniformat blu kanë sekuestruar armën e zjarrit tip “Kallashnikov”. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.