Mbyllet pjesa e parë, Chelsea shkon në pushim me epërsi minimale ndaj Cityt
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve ndërmjet Chelseat dhe Manchester Cityt.
Dy skuadrat angleze po ballafaqohen në “Dragao” të Portos për më të mirin e Evropës.
Chelsea ka shkuar në pushim me epërsi minimale 1-0 pas golit të realizuar nga Havertz në minutën e 43’.
Kujtojmë se nga radhët e Chelsea është larguar nga loja braziliani Thiago Silva për shkak të lëndimit dhe në vendin e tij është inkuadruar Christensen.