spot_img

Vdekja e mistershme e shqiptares/ Gazetarja zbulon: I fundit e kontaktoi një 28-vjeçar, pse u çua fluturimthi nga kafja

spot_img

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, ka folur mbrëmjen e sotme në Open për vdekjen e mistershme të Evgjeni Baxhos, e cila u gjet me disa simbole në trupin e saj.

Hoxha tha se pritet ekspertiza e bërë në celularët dhe laptopin e saj për të parë informacionet apo personat me të cilët ka kontaktuar.

Gazetarja gjithashtu tregoi se personi i fundit që e ka kontaktuar ka qenë një 28-vjeçar që punonte me të dhe e ftoi për kafe.

“Vdekje e shkaktuar nga tromboza, por pritet dhe vendimi i ekspertizës nga telefonët celularë dhe një laptop, nga përmbajtja e të cilëve mund të zbardhet diçka lidhur me mesazhet e mundshme që ka shkëmbyer.

Janë marrë dëshmi nga personat e fundit që kanë kontaktuar së fundmi me të. Është marrë nga një 28-vjeçar nga Tirana, ka treguar miqësinë e rastësishme me të dhe e telefonoi për të ditur pse nuk ishte paraqitur në punë prej 10 ditësh.

Ai tha se ishte një vajzë e qetë, dhe e kishte ftuar për kafe, por kafja kishte zgjatur vetëm 15 minuta, pasi vajza ishte çuar me shpejtësi nga kafja pas një telefonate që rezultoi të ishte i tezes.

Pritet të merret dhe dëshmia e një mjeku për shkak të disa recetave që të resë iu gjetën në banesë,” tha Hoxha.

NGJARJE TË TJERA

spot_img