Këtë të mërkurë është varrosur në Gjakovë, Zojë Prendi, nëna e pesë martirëve të vrarë në Masakrën e Mejës.Gjelosh Prendi, i biri i saj, ka thënë se ajo vazhdimisht i ka kujtuar të bijtë e vrarë në luftë, njofton Klankosova.tv.
“Kohën e fundit të jetës së saj nënë Zoja e kaloi në qetësi me familjarët, nipat të reja, përkundër vuajtjeve dhe traumave që i kishte, kur i shtinte ata, thoshte: “Jam gati të shkojë në amshim sepse po i shoh fëmijët e fëmijëve të mi teksa po rriten””.
“Në çdo orë ishte pjesë e jona tragjedia që e kemi përjetuar më 1999. Na përcillnin çdo hap vëllezërit dhe nuk kalonte një orë pa u përmendur vëllezërit”Gjelosh Prendi ka thënë se amanet i së ëmës ishte të duhej atdheu.“Porosia e saj ishte se shpresojmë që gjaku i vëllezërve të jetë si një simbol që njerëzit tanë duhet të lidhen me atdheun, ta duan, të shkollohen dhe ta bëjmë shtetin tonë që gjaku i tyre të shpaguhet. Ajo thoshte se duhet mësuar, të bëheshim të zotët, ta kemi një punë sepse kështu forcohet shteti dhe shoqëria jonë”.