Përfaqësuesja e Kosovës në futboll me shumë vështirësi ka arritur të sigurojë fitore në miqësoren përballë Maltës, që është kombëtarja e ranguar si e 175-a në botë ranglistën e FIFA-s.
Milot Rashica realizoi dy gola për fitoren 2:1.
Ai fillimisht kaloi Kosovën në epërsi në minutën e 19-të, ndërsa Malta befasoi duke barazuar rezultatin në minutën e fundit të pjesës së parë nëpërmjet Shaun Dimechit. Rashica realizoi golin e fitores në miqësore, vetëm pesë minuta para fundit të kohës së rregullt, dhe atë falë një gabimi në mbrojtjen e maltezëve.
Fitorja 2:1 ndaj Maltës vjen pak ditë pasi Kosova mposhti 4:1 San Marinon, po ashtu në miqësore.
Kosova është e 120-a në ranglistën e FIFA-s.