spot_img

SHBA: 3-vjeçarja vdes në veturën e nxehtë, nëna po kujdesej për kanabisin

spot_img

ShBA: 3-vjeçarja vdes në veturën e nxehtë, nëna po kujdesej për kanabisin

Një vogëlueshe 3 vjeçe nga Shtetet e Bashkuara ka vdekur, pasi nëna e vet e la tri orë në veturën e nxehtë për t’u kujdesur për kanabisin që e kishte brenda një hapësirë të mbyllur.

Policia lokale tha se e ka gjetur pa frymëmarrje vajzën e quajtur Jessica Campos, e cila ishte lënë e vetme në veturë për dy orë e gjysmë ose tri orë. Temperatura brenda veturës ishte rreth 37 gradë, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Nëna e vajzës, Eustajia Mojica Dominguez, 28 vjeçe, është arrestuar për vrasje dhe raportohet se ka qenë duke u kujdesur për kanabisin përderisa vajza po i vdiste në veturë.

Policia tha se temperatura brenda veturës ka mundur të jetë e papërballueshme për fëmijën, saqë vajza s’ka mundur të marrë frymë. Një polic iu përgjigj thirrjes për të shkuar në vendin e ngjarjes dhe ia dha ndihmën e parë. Jessica më pas u dërgua në spital, ku u shpall e vdekur.

Njësia Speciale për Narkotikë e policisë lokale zbuloi 70 bimë të rritura të marijuanës dhe 80 fidane të kësaj bime. Përpos tyre, policia gjeti edhe rreth 215 kilogramë të kanabisit të përpunuar në vendin ku banon gruaja e arrestuar.

NGJARJE TË TJERA

spot_img