Ka vdekur një 23-vjeçar pas një vetaksidenti në rrugën Pejë – Prishtinë, saktësisht te vendi i quajtur Kroi i Mbretit.
23-vjeçari që ka vdekur është F.Gj nga Klina.
Mediat raportojnë që viktima në kohën e aksidentit kishte qenë në veturë së bashku me babain dhe vëllain.
Policia e Kosovës ka kërkuar kujdes dhe respektim të rregullave në rrugë, në veçanti respektim të kufizimeve të shpejtësisë.