Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, i ka reaguar ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla, pasi tha se ka përfunduar koha kur policët sulmohen e ofendohen, duke aluduar në rastin e arrestimit të anëtarit të kryesisë së OVL’së, Faik Fazliu.
Zeka, përmes një postimi në facebook tha se Sveçla është një ministër i shtetit abnormal, që e kanë krijuar shokët e Faik Fazliut.
Sipas tij, ai nuk ka fyer policin pasi është një djalë me shumë edukatë.
‘’ Xhelali, legjenda e gjalle e VV-se, pat deshtu me ja rrexu aeroplanin Behgjet Pacollit. Sot, per me tregu budallakin cullak, ka dale dhe ka mbrojte rrugaçerine e policit dhe prokurorit, te cilet aqe munden me ba: Me prangos Faikun.
Ajo çka me la pershtypje, ishte deklarata e Xhelalit: “Ka mbaru koha kur jane fy policet nga te fortite”! Xhelali edhe i ka fy, edhe i ka rrahe policet, me gure, me grushta, me shqelma’’, shkroi Zeka.
Ky është postimi i plotë:
Ministri i shtetit abnormal
Xhelal Sveçla eshte minister i nje shteti abnormal, te cilin e kane krjuar shoket e Faik Fazliut. Faiku eshte nje djale me shume edukate, per çka hiq nuk besoje qe ka fyer ndonje polic.
Xhelali, legjenda e gjalle e VV-se, pat deshtu me ja rrexu aeroplanin Behgjet Pacollit. Sot, per me tregu budallakin cullak, ka dale dhe ka mbrojte rrugaçerine e policit dhe prokurorit, te cilet aqe munden me ba: Me prangos Faikun.
Ajo çka me la pershtypje, ishte deklarata e Xhelalit: “Ka mbaru koha kur jane fy policet nga te fortite”! Xhelali edhe i ka fy, edhe i ka rrahe policet, me gure, me grushta, me shqelma!
Shyqyr qe paska “perendu” ajo kohe, vetem Xhelal, ka me perfundu edhe koha jote, me turp tr dyfisht!!!