Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira. Pritet të jetë freskët dhe ende me mundësi për riga afatshkurtra shiu si dhe ndonjë rrebesh të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë për shkak të mbetjeve ende aktive të disa masave jo-stabile ajrore. Erërat e freskëta veriore pas-frontale sot pritet të jenë mjaft aktive në Kosovë.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira. Në Shqipëri kryesisht më stabil, ndërsa në veri të Malit të Zi, Luginën e Preshevës dhe disa vise në Maqedoninë Veriore priten më shumë vranësira dhe ndonjë rigë shiu.
Të martën na pret mot më i mirë, por në viset tona kontinentale përpos intervaleve kohore me diell priten ende vranësira të shpeshta. Temperaturat fillojnë të rriten.
Nga e mërkura ndjeshëm më ngrohtë. Masat ajrore me origjinë nga Afrika Veriore më në fund do të fillojnë të përfshijnë rajonin tonë duke rritur ndjeshëm temperaturat.
Ditëve të ardhshme na pret mot mjaft i ngrohtë dhe me më shumë diell, por atmosfera nuk pritet të jetë plotësisht stabile. Pasditeve në disa vise kryesisht kodrinore-malore mund të ketë zhvillime të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë./Meteoballkan