Ditë më parë, në Kishën Ortodokse në oborrin e Kampusit Universitar të Prishtinës është mbajtur liturgji fetare.
Kjo është edhe hera e parë që është mbajtur liturgji në këtë kishë pas luftës.
Ky veprim ka nxitur edhe reagim të ashpra në vend.
Ndërsa, mbajtjen e kësaj liturgjie në këtë Kishë e ka kritikuar edhe Behar Mjekiqi, kryetar i Këshillit të BIK’ut në Obiliq.
I ftuar në T7, ai ka thënë se ky objekt i kujton popin e zi kur i pagëzojke ushtarët e Arkanit që të vrasin gra e fëmijë në Kosovë.
“Ai objekt neve na lëndon shumë, na i lëndon nënat tona, i hap varret e të plagosurve tanë. Ajo kujton shumë. A është objekt. Ai i kujton disa vite shumë të rënda. Ma kujton popin e zi kur u lutke e i pagëzojke ushtarët e Arkanit me ardh e me pre gra e fëmijë në Kosovë.
Ajo pjesë është shumë e rëndë për popullin tonë”, ka deklaruar ai.
Përndryshe, Mjekiqi është shprehur se kishat e monumentet tjera duhet të rrespektohen, megjithëse ka kritikuar vendosjen e objektit të kishës në kampusin e Universitetit të Prishtinës.
“Ai objekt aty nuk e ka pasur vendin sepse kishat tjera dhe monumentet tjera ortodokse, nuk duhet askush t’i shaj as t’i prish. Sepse edhe feja islame na urdhëron që fenë tjetër me respektu”, ka shtuar ai.