spot_img

Gazetarja e njohur diagnostikohet me kancer

spot_img

Gazetarja e CNN Christiane Amanpour tregoi sot se ajo është diagnostikuar me kancer në vezore. Amanpour ishte bërë operim së fundmi dhe tani po ndjek një kimioterapi.

“Unë kam bërë një operacion të suksesshëm për ta hequr kancerin dhe tani po bëj disa muaj kimioterapi për prognozën më të mirë të mundshme afatgjatë dhe kam besim se do t’ia dal.”, tha Amanpour në fillim të programit të saj televiziv në CNN.Amanpour, e cila është 63 vjeçe është një nga gazetaret më të njohura në botë, pjesërisht për shkak të pasqyrimit të konflikteve ndërkombëtare. Katër javët e fundit ajo nuk ka qenë në transmetim për shkak se u diagnostikua me kancer.

Sot Amanpour vuri në dukje se kanceri i vezoreve është shumë i zakonshëm dhe ka prekur miliona gra në të gjithë botën.

“Unë po jua tregoj këtë në interes të transparencës, por edhe si një thirrje për diagnozë të hershme.”, u shpreh gazetarja.Ajo tha se dëshiron të nxisë gratë të edukojnë veten e tyre mbi këtë sëmundje, të bëjnë të gjitha kontrollet dhe skanimet e duhura, të dëgjojnë trupin e tyre dhe të sigurohen që shqetësimet të mos i lihen padore.

NGJARJE TË TJERA

spot_img