Kryetari i komunës së Fushë-Kosovës z.Burim Berisha ka pritur sot Ambasadorin e ri të OSBE-së në Kosovë z.Michael Davenport me të cilin biseduan lidhur me projektet që përkrahen nga ky mision e që kryesisht kanë të bëjnë me politikat sociale, kampanja të ndryshme si dhe organizim të debateve dhe diskutimeve që kanë të bëjnë me planifikim të buxhetit, komunitetet, dhunën në familje, funksionimin e KKSB-së dhe forumeve tjera të sigurisë etj.
Kryetari Berisha e njoftoi ambasadorin Davenport edhe për procesin që kemi kaluar deri tash në përballje me pandeminë si dhe realizimin e projekteve që janë në proces gjatë këtij viti.
Ambasadori Davenport, duke falënderua për pritjen dhe informatat që mori për zhvillimet e përgjithshme në komunë, tha se jam i ri në këtë detyrë por që jam shumë i lumtur për të arriturat tuaja duke ofruar shërbime dhe angazhim për të gjithë qytetarët pa dallim që jetojnë në këtë komunë.
Në shenjë falënderimi për vizitë, kryetari Berisha i dhuroi ambasadorit Davenport librin Lashtësia e Fushë-Kosovës dhe hartën territorial të komunës së Fushë-Kosovës.
Në fund të takimit, të dyja palët u shprehur të kënaqura me bashkëpunimin e deritanishëm, duke theksuar që bashkëpunimi në implementimin e projekteve do të vazhdoj edhe më tutje.