Me iniciativën e OSBE-së dhe Komunës së Fushë-Kosovës, përkatësisht Zyrtares për Barazi Gjinore, është nënshkruar Marrëveshje Mirëkuptimi për Institucionalizimin e Mekanizmit Koordinues Kundër Dhunës në Familje.
Qëllimi i kësaj Marrëveshje Mirëkuptimi është përmirësimi i nivelit të sigurisë dhe efikasitetit për parandalimin, trajtimin dhe ri-integrimin e rasteve të dhunës në familje, duke siguruar në vazhdimësi mirëqenie për këtë kategori personash që janë viktima të dhunës në familje, përmes institucionalizimit të Mekanizmit Koordinues dhe monitorimit të zbatimit të politikave. Palët nënshkruese të Marrëveshjes janë:
Kryetari i Komunës z.Burim Berisha, Policia e Kosovës, Prokuroria Themelore Prishtinë, Gjykata Themelore, Zyra për Mbrojtje dhe ndihmë viktimave, Agjencia për ndihmë juridike falas, Drejtoria Komunale për Shëndetësi, Drejtoria Komunale për Arsim, Qendra për Punë Sociale, Qendra e Mjekësisë Familjare, Zyra për Komunitete dhe Kthim, Zyra për Barazi Gjinore, Zyra e Punësimit, Strehimorja QMGF- Prishtinë, OJQ “Ruka Ruci” , OJQ “Fëmijët pa kujdes prindëror”.
Komuna e Fushë-Kosovës ka qenë dhe do të jetë e përkushtuar dhe e angazhuar vazhdimisht në parandalimin e dhunës në familje.
Koordinatore e Mekanizmit Kundër Dhunës në Familje u emërua Zyrtarja për Barazi Gjinore në Komunën e Fushë-Kosovës.