Drejtoria e Shërbimeve Publike përmes ekipeve të saj mobile po vazhdon pastrimin e rrugëve, trotuareve dhe të gjitha hapësirave publike në gjithë territorin e komunës.
Një nga aktivitetet e radhës ishte pastrimi i urës në Miradi të Poshtme, ku u hoq një sasi e madhe e baltës dhe e mbeturinave.
Gjithmonë në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve!