Ka filluar zbatimi i projektit me titull “Shenjëzimi horizontal dhe vertikal dhe vendosja e shtegut të biçikletave në rrugën “Nënë Tereza” i cili projekt planifikohet të realizohet brenda një periudhe afatshkurtër.
Ky shteg do të kontribuojë sado pak në ofrimin e sigurisë rrugore për çiklistët e komunës sonë.
Realizimi i punimeve po bëhet gjatë orëve të mbrëmjes atëherë kur liria e lëvizjes është e kufizuar me qëllim të mos pengohet rrjedha e qarkullimit të komunikacionit.