Sot në Komunën e Fushë-Kosovës u bë pranim – dorëzimi i shpërblimit në vlerë prej 2,000.00 € i cili ju dhurua komunës nga Organizata Ndërkombëtare Humanitare “Arbeiter –Samariter-Bund Deutchland-ASB”.
Shpërblimi u dhurua pas përzgjedhjes së projektit më të mirë të hartuar nga Komuna e Fushë-Kosovës, Organizata Rinore “Akti” dhe nga Qendra për Punë Sociale.
Dorëzimi u bë ne zyren e nënkryetarit të komunës se Fushë-Kosovë, z.Fadil Krasniqi nga drejtoresha e ASB Znj.Dafina Hoxha.
Prezent në këtë takimin ishin, Rexhep Gojnovci nga Organizata AKTI, Hysen Sllamniku nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe Bahri Bislimi nga Qendra për Punë Sociale.