Afërdita Dreshaj ka festuar 3-vjetorin e martesës me hokeistin çek, Jakub Kindl. Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku poston foto dhe video nga përditshmëria dhe projektet muzikore.
Këngëtarja ka postuar ditën e sotme disa foto nga dita e saj e dasmës, ku edhe ka bërë një dedikim me fjalë zemre për Jakub.
“3 vite më parë, u martova me ty dashuria ime. do të eci me ty përgjithmonë. Do të kërcej me ty përgjithmonë. Dashuria ime e përjetshme, gëzuar përvjetorin”, ka shkruar Afërdita krahas fotove që ka postuar në Instagram.
Në këtë ditë të veçantë për çiftin, bukuroshja shqiptare ka treguar se Jakub i ka bërë një surprizë, një tufë me trëndafila të bardhë, të cilën e ka vendosur mbi tavolinë para se ajo të zgjohej në mëngjes.
Pak muaj më parë modelja dhe partneri i saj Jakub Kindl u bënë prindër për herë të parë. Afërdita solli në jetë djalin, të cilin e pagëzuan me emrin Sky Blue.