Pas 90 minutave ndeshja Zvicër – Spanjë ka përfunduar me rezultat 1:1.
Ishte Zakaria ai i cili ua dha epërsinë spanjollëve në minutën e 8-të me një autogol.
Për Zvicrën barazoi Xherdan Shaqiri në minutën e 68-të.
Ndërkohë 10 minuta më vonë Zvicra mbeti me 10 lojtarë në fushë pasi Remo Freuler është ndëshkuar me karton të kuq.