Gjatë ditës së djeshme, ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Melisa Lleshi përmes disa fotografive në rrjetin social “Instagram” la të kuptohet që i ka dhënë fund lidhjes me Andi Shehun.
Ajo publikoi një shprehje, që bëri ndjekësit të mendojnë që tashmë çifti nuk janë më bashkë dhe pa kaluar shumë kohë ajo e mbylli profilin e saj personal.
“Unë jam shumë e pastër për ty apo për këdo”, shkruhej në shprehjen që shpërndau ajo, të cilën e pasoi me një deklaratë: “Para se t’ja nisni të gjithë, dijeni s’dua pyetje! Ju vu pika muhabetit!”.

Gjithashtu u vu re se ajo kishte fshirë një pjesë të fotografive, që kishte pasur me Andin. Ndërsa ky i fundit nuk i largoj në asnjë moment postimet me Melisën.
Reklamë
Por siç duket dyshja e kanë kaluar këtë moment të “vështirë” dhe janë bashkuar sërish me njëri-tjetrin.
Melisa ka publikuar një fotografi të Andit në rrjetin social “Instagram”, duke ia puthur dorën dhe ka treguar se gjithë ajo që kaluan erdhi nga një zënkë e momentit.