Argjentina më në fund ka arritur të fitoi një trofe të madh pas një pritjeje 28-vjeçare dhe të siguroi trofeun e parë të madh ndërkombëtar me Lionel Messi.
Kombëtarja argjentinase ka mposhtur Brazilin në finalen e ‘Copa America’ ndeshje e zhvilluar në stadiumin ‘Maracana’, në Rio De Zhaniero.
Një gol përrallor i Angel Di Maria ishte i mjaftueshëm për të fituar kundër rivalëve të përjetshëm.
Lojtari i PSG-së pasi pranoi një pasimi fantastik nga Rodrigo De Paul, e përballoi me lehtësi portierin Ederson, kur po luhej minuta e 22-të, me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.
Në pjesën e dytë Brazili u mundua që të barazoi rezultatin, por nuk ia arriti.
Kujtojmë që herën e fundit kur fitoi trofe të madh Argjentina ishte vitin 1993. ‘La Albiceleste’ kishte dështuar në katër finalet e fundit të këtij turneu.
Vlen të përmendet që më meritori për këtë fitore ishte kapiteni i Argjentinës Leo Messi, i cili u shpall edhe lojtari më i mirë i këtij kompeticoni pasi realizoi 4 gola dhe dhuroi 5 asistime për bashkëlojtarët./ATVLIVE.TV