Vëmendjen në Festivalin e Kanës e rrëmbyen dje padyshim bashkëshortja e Ronaldos, Georigna Rodriguez dhe stilidtja Kimberley Garner, e cila me fustanin e saj i la shumë pak vend imagjinatës.
Georgina kishte përzgjedhur një fustan kaf pas trupit, i cili i nxirte në pah format perfekte që ka. Partnerja e yllit të futbollit rrëmbeu vëmendjen e të pranishmëve dhe paparacëve të cilët nxituan ta fotografonin.
Mirëpo, një vëmendje më të madhe tërhoqi Garner, e cila u shfaq e mrekullueshme me një fustan të lehtë e me të çara te këmbët, ku gjatë ecjes bukuroshja bionde ekspozoi pak “padashje” të pasmet.
Ndonëse ishte krah Georginës stilistja arriti të bënte që të gjithë sytë të ishin drejt saj.