spot_img

“Ata humbasin burrërinë kur një grua…”/ Beqarja e famshme flet për…

spot_img

Jana Hocking është beqarja e famshme australiane, e cila së fundmi ka komentuar arsyet e vështirësive në njohjet e reja. Madje ajo ka treguar edhe shkakun se përse burrat hezitojnë të lidhen me të.

Prezantuesja e njohur shprehet se burrat ndjehen se humbasin burrërinë kur një grua është e suksesshme dhe fiton më shumë para. Hocking bën shpesh kronika të aventurave të saj në njohjet e reja, për të cilat thotë se burrat nisin të rrotullojnë sytë kur ajo nis të flasë për punën e saj.

Duke folur për rrjetin “news.com.au”, Jana tregon se i qëllon shpesh që të jetë në dy lloj takimesh njohjeje.

“Ka burra që duan të më tregojnë për karrierën e tyre, duke folur me krenari për stresin dhe përgjegjësinë që vjen me të. Ndërsa ka burra që e pëlqejnë punën e tyre por janë më të emocionuar për futbollin në fundjavë dhe kërkojnë të lidhen me një grua të sjellshme për të krijuar familje. Nuk ka asnjë problem me këta burra por ajo që dua të them është se me secilin prej tyre nisin problemet kur unë i tregoj për punën dhe ambiciet e mia, për objektivat që dua të arrij”, ka treguar ajo.

Kjo e fundit shton se kështu duket të paktën nga jashtë, sikur “ata humbasin burrërinë kur një grua ecën në karrierën e saj, e pastaj ‘mos e dhëntë Zoti’ të fitojnë më shumë para se ajo”.

Jana, e cila është bërë e njohur në mediat në Australi, thotë se habitet sesi shumë nga shoqet e saj të suksesshme janë ende të pamartuara.

Ajo thotë se nuk është e sigurt nëse janë instinktet e “njeriut të shpellës” për të qenë fituesi i bukës, që largojnë burrat nga këto gra.

Gjithsesi Jana thotë se ka gjetur disa burra që janë të lumtur ta nxisin në karrierën e saj.

Ajo vazhdon: “Unë e di që ka burra të tillë. Por a janë ata në botën e takimeve?”.

NGJARJE TË TJERA

spot_img