Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Itali. Mediat vendase bëjnë me dije se një shqiptar është vrarë me thikë nga fqinji i tij pas një mosmarrëveshje që kishin patur për shkak të bashkëpronësisë. Shqiptari vdiq pak pasi mbërriti në spital pasi kishte marrë plagë të rënda në stomak. Pas debatit që kishte patur me italianin, 60-vjeçari shqiptar kishte tentuar të largohej por italiani e kishte ndjekur nga pas edhe e kishte vrarë afër një nënkalimi. Ishin këmbësorët ata që e panë shqiptarin në rrugë dhe njoftuan ambulancën menjëherë.
Ndërsa autori u tha policëve se ai e vrau shqiptarin për t’u vetëmbrojtur, por versioni i tij mbetet për t’u verifikuar pasi tani ai ndodhet në paraburgim. Të dy fqinjët jetojnë jo larg nga vendi i vrasjes dhe, sipas një hipoteze të parë, ata u takuan këtë mëngjes në rrugë. Sidoqoftë, mbetet të hetohet pse sulmuesi ishte i armatosur.